Kryeministri Rama mbërriti në Qendrën Europiane të Konventave për mbylljen e negociatave për Kapitullin e 20-të “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”. Në mbërritjen e tij, Kryeministri Rama u shpreh për mediat e pranishme: Kryeministri Rama: U kthyem, jemi kthyer për të mbyllur një tjetër kapitull dhe për të rikonfirmuar që përparimi drejt objektivit tonë historik është i pandalshëm. Ndërkohë sapo kam kryer disa takime inkurajuese për çka vjen më pas, pra planet janë ambicioze.