Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të përqendrohen tek marrëveshja e eksportit të grurit përmes Detit të Zi gjatë takimit të tyre në Soçi, mes përpjekjeve të Ankarasë për ta rikthyer Moskën tek marrëveshja, tha këshilltari kryesor i Erdogan për çështje të politikës së jashtme Akif Çagatay Kiliç. "Ne po luajmë një rol udhëheqës në këtë proces e po vëmë re një mbështetje të fortë nga e gjithë bota, për rivendosjen e këtij korridori të kalimit të grurit", tha në një intervistë për kanalin televiziv turk 'A Haber', tha Kiliç.