Sot është afati i fundit për realizimin e reformës zgjedhore. Kushti i vendosur nga ndërkombëtarët nuk ka bindur mazhorancës dhe opozitën, pasi palët ndahen në disa ccështje që i mbajnë larg konsensusit. Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull. Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit. Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor. Për identifikimin e zgjedhësve, PS propozon aplikimin pilot, duke e zbatuar atë deri në 20% të qendrave të votimit, ndërsa jep si opsion dhe hapjen e kutive.