‘Sheshi Skëndërbej’ mbylli javën e parë të turit të ambasadorëve Europianë kudo nëpër Shqipëri, nga Vermoshi në Konispol. Ky tur zhvillohet nën sloganin ‘Javët e Europës’. Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në fjalën e tij theksoi bashkëpunimin që nevojitet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për të bërë të mundur mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.