Top News – Sondazhi për pandeminë/ Besim tek teoritë e rrezikshme
26/10/2020 20:12

Një numër i madh njerëzish në botë, besojnë se covid 19 është krijuar qëllimisht, ka vrarë më pak njerëz nga sa raportohet ose është një mashtrim dhe nuk ekziston fare. Këtë e tregon një vazhgim i fundit global. Bashkë me besimin në teori të tjera konspirative, si ajo që bota drejtohet nga një sekt sekret, projekti për globalizmin i You-Gov dhe Camnridge, një vëzhgim me rreth 26 mijë njerëz në 25 vende të botës, i sheh këto besime shumë të përhapura e po ashtu edhe skepticizëm shqetësues për sigurinë e vaksinës. Mes teorive konspirative më të besuara për covidin është ajo se numri i viktimave të koronavirusit është ekzagjeruar qëllimisht. 60 për qind e të anketuarve në nigeri thonë se kjo është e vërtetë, bashkë me më shumë se 40 për qind në greqi, afrikën e jugut, poloni dhe meksikë. 38 për qind e amerikanëve, 36 për qind e hungarezëve dhe 30 për qind e italianëve besojnë të njëjtën gjë. Është e vërtetë që pandemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të thonë se u besojnë ekspertëve më shumë, por ka ndezur edhe një valë dezinformimi dhe lajmesh të rreme të propaganduara nga mohues të shkencës dhe mbështetës të teorive konspirative që janë shpërndarë në mënyrë virale në rrjetet sociale. Një numër i madh njerëzish mendojnë se virusi është krijuar dhe përhapur nga qeveritë kineze ose amerikane ndërkohë në poloni, një në pesë persona beson se ai është tërësisht një mit i krijuar nga forca të paidentifikuara. Thuajse e njëjta shifër është regjistruar edhe në turqi, egjipt dhe arabinë saudite. Edhe pretendimi i rremë se teknologjia 5G duhet fajësuar për përhapjen e covid 19 ka plot mbështetës sipas vëzhgimit të kryer mes korrikut dhe gushtit. Një nga teoritë konspirative më të besuara ndërkohë është ajo sipas të cilës, pavarësisht se kush është zyrtarisht në krye të qeverive kombëtare dhe organizatave të tjera, ka një grup të vetëm njerëzish që fshehtazi kontrollojnë gjithcka dhe sundojnë botën së bashku.

Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39