Sondazhet pas debatit të 10 shtatorit me Donald Trump dhe Kamala Harris tregojnë se nënpresidentja aktuale e SHBA ka thelluar avantazhin ndaj ish-Presidentit. Anketa e fundit e Reuters thotë se Kamala Harris kryeson me 47 për qind mbështetje përkundër ish-Presidentit republikan Donald Trump me 42 për qind, duke zgjeruar kështu më tej avantazhin e saj pas debatit televiziv ku votuesit mendojnë se Harris pati paraqitjen më të mirë.