Sonda Dart e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, është përplasur me sukses në një asteroid, duke shkatërruar veten në këtë proces. Përplasja ishte e qëllimshme dhe ishte dizajnuar të testonte nëse shkëmbinjve hapësinorë, që mund të kërcojnë Tokën, mund t’iu ndryshohet kursi në mënyrë të sigurt. Kamerat e sondës Dart kapën pamjen e përplasjes në objektin 160 metra të gjerë të quajtur Dimorphos.