Hilary Duff, aktorja shumë e dashur e filmave për adoleshentë në mars të ketij viti solli në jetë fëmijën e tretë në kushte shtëpie. Duff bashkë me partnerin e saj Matthew Koma, këtë herë u bekuan me një vajzë dhe e pagëzuan me emrin Mae James Bair. Vetëm pak muaj pas lindjes së saj të tretë, aktorja e njohur vendosi të ndajë momentet e saj të lindjes në rrjetet sociale. Duff tha se lindja e saj e tretë ndodhi në shtëpi në kushte shumë të vështira. Përmes fotove të publikuara, aktorja shprehet se sjellja në jetë e një fëmije është një punë shumë e vështirë.