Dëshmitë e dhëna nga miqtë e 20-vjeçarit portugez, Luis Miguel Varela Mendes rrëzojnë alibinë e Sokrat Vatës, i cili tha para gjykatës se thikën ja mori viktimës për vetëmbrojtje. Dëshmitë e dhëna nga Adib Ghanmi, Ibraim Leimojev dhe Tourpal Khitaev, që të tre shtetas francezë sugjerojnë se sherri është nisur nga Bekim Bulica, pronari i resortit Principote, tashmë i shpallur në kërkim. Sokrat Vata dhe se ky i fundit u ka shkuar me thikë në dorë duke i sharë, ofenduar dhe goditur grupin e turistëve.