Avokati Sokol Mëngjesi është nisur me avion drejt Athinës për ndihmë mjekësore, me kërkesë të familjarëve të tij. Këto të fundit i kërkuan ekipit të mjekëve të Spitalit të Traumës se donin ta nisnin avokatin drejt shtetit grek për një kurim më të specializuar. Pas gjashtë ditësh në koma, gjendja e avokatit paraqitej e stabilizuar, ndërsa enjtja në tru ka pësuar ulje, duke u bazuar dhe tek rezultatet e skanerit.