Partia Socialiste ka filluar procesin e selektimit të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, për gjashtë bashkitë e vendit të mbetura pa kryetar të zgjedhur me votën e qytetarëve. Burimet konfirmojnë se paraditen e kësaj të premteje, janë zhvilluar mbledhjet e kryesisë së Partisë Socialiste në Durrës dhe Shkodër.