Mbledhja e janarit e Këshillit Bashkiak të Shkodrës është përfshirë nga debate dhe tone të larta, ku protagonistë janë bërë dy anëtarë socialistë të këtij këshilli, Anëtarja Uarda Gjeka debatoi ashpër me kryetarin e këshillit bashkiak Oltion Luli edhe pse të dy i përkasin të njëjtit grup politik, atij socialist. Gjeka dhe Luli debatuan lidhur me një diskutim për një draft rregullore dhënien e tituj të nderit. Këshilltarja socialiste pretendon se draft rregullorja nuk ka ardhur në këshill sipas përcaktimeve dhe afateve ligjore, gjë që kreu i këshillit bashkiak e kundërshtoi.