Top News – Snajperi në arrati pas vr*sjes së aktivistit / Policia në SHBA kërkon ndihmën e publikut
12/09/2025 11:35

Hetuesit që po kërkojnë personin e dyshuar për vrasjen e aktivistit konservator amerikan, Charlie Kirk, kanë kërkuar ndihmën e publikut për kapjen e tij. 31 vjeçari Kirk, aleat i presidentit amerikan, Donald Trump, u qëllua për vdekje ndërsa po i adresohej një turme në një universitet në Utah të mërkurën. Qindra agjentë nga 20 agjenci të zbatimit të ligjit janë duke mbledhur të dhëna për të identifikuar të dyshuarin, por gjatë një konference për media të enjten mbrëma, autoritetet i bënë thirrje publikut për ndihmë. “Nuk mund ta bëjmë punën tonë pa ndihmën e publikut”, tha guvernatori i Utahs, Spencer Cox për gazetarët, duke shtuar se kanë marrë më shumë se 7.000 informacione për këtë rast. “Na duhet sa më shumë ndihmë. Çdo video apo fotografi që mund të keni, duhet të na e dërgoni”. Policia amerikane beson se sulmuesi qëlloi vetëm një plumb nga një çati rreth 180 metra larg nga vendi ku ishte Kirk, duke e goditur atë në qafë. Një video e publikuar gjatë konferencës për shtyp shfaqi një person duke vrapuar mbi çatinë e universitetit, më pas duke kërcyer në tokë dhe duke u larguar nga kampusi drejt disa pemëve ku u gjet një pushkë. Duke nxjerrë në pah natyrën thellësisht politike të vrasjes, arkivoli i Kirkut u transportua në qytetin e tij të lindjes, Feniks, me avionin zyrtar të zëvendës presidentit amerikan, JD Vance. Sipas pamjeve, zëvendës presidenti amerikan shihej duke vendosur duart mbi arkivol teksa ai ngjitej në avionin Air Force 2. E veja e Kirk, Erika, ishte me bashkëshorten e zëvendës presidentit Vance pasi avioni mbërriti në Arizona, ku gjendet selia e organizatës së themeluar nga Kirk, Turning Point USA. Pas vrasjes së Kirkut, tensionet në SHBA janë rritur. Por, presidenti Trump u ka bërë thirrje mbështetësve që të përgjigjen në mënyrë paqësore, teksa deklaroi për gazetarët se Kirk kishte qenë një avokat “kundër dhunës”. “Kështu dua që njerëzit të reagojnë”, tha ai. Kirk kishte ndikim të madh në politikën amerikane. Ai bashkëthemeloi organizatën Turning Point USA më 2012 për të nxitur qëndrimet konservatore në mesin e të rinjve. Babai i dy fëmijëve kishte po ashtu ndjekës të shumtë në TikTok, Instagram dhe YouTube dhe e përdori këtë audiencë për të përçuar përpara idetë e tij konservatore.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB