Një 68 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Malësinë e Madhe. Policia e Shkodrës njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, kur një automjet ka përplasur fort 68 vjeçaren me inicialet P.L. Si pasojë e goditjes, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës, një shtetas slloven me inicialet K.J.