Top News – Skulptura e Giacomettit/ Pritet të kalojë 100 milionë usd
26/10/2020 19:16

Një skulpturë nga artisti zviceran Alberto Giacometti po shitet në ankand në Sotheby’s me një cmim fillestar prej 90 milionë dollarësh, por oferta fituese të martën mund të mbetet sekrete pasi shitja do të bëhet me zarfe të mbyllura. Nëse "Grande femme I" shitet për më shumë se 100 milionë dollarë, atëherë Giacometti do të barazojë Pablo Picasson si artisti i dytë i vetëm me katër vepra të shitura përtej këtij pragu. Skulptura 2.68 metra e lartë prej bronzi, një figurë femërore, u realizua në 1960 si pjesë e një serie skulpturash të mëdha për ambjente të jashtme që duhej të shkonte në Chase Manhattan Plaza në Nju Jork, por asnjëherë nuk u instalua atje. Sipas rregullave të ankandeve hibride, blerësit e interesuar mund të bëjnë vetëm një ofertë sekrete, prej të paktën 90 milionë dollarësh. Ankandi mbyllet mbrëmjen e të martës dhe vepra do ti shkojë ofertuesit që ka dhënë ofertën më të lartë. Ndryshe nga një ankand tradicional, shifra e blerjes nuk do të publikohet edhe pse blerësi mund ta bëjë këtë nëse do. Që nga 2010, tre vepra të artistit zviceran, janë shitur për më shumë se 100 milionë dollarë dhe ato janë skulpturat e vetme që kanë arritur këtë nivel. Një skulpturë bronzi e 1947 u shit për 141.3 milionë dollarë në shtëpinë e ankandeve Christie’s në nju jork në 2015, skulptura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37