4 efektivë policie kanë qenë në shënjestër të atentateve me tritol në vend. Në harkun kohor të 6 muajve janë regjistruar 17 shpërthime, edhe pse jemi në fillimjavën e dytë të muajit qershor. Shkodra qëndron në krye të listës, ku atentati me tritol tashmë është kthyer në diçka mëse të zakontë, ndërsa në këtë vit po rikthehet në kryeqendër të krimit.