Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për një organizatë ndërkobëtare trafikantësh, pas zbulimit të një baze operative në Vlorë në fund të vitit të kaluar, në të cilën u gjetën disa shtetas ukrainas që ishin të përfshire në aktivitete të paligjshme. Dy nga viktimat e trafikimit, që u njohën me trafikantët përmes aplikacionit Telegram, u morën në pyetje si dëshmitarë në Gjykatën e Posaçme.