Një argjendri është grabitur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lezhës, në rrugën Luigj Gurakuqi. Autorët, të cilët janë identifikuar nga policia, kanë qenë me nnjë motor dhe sapi kanë vjedhur disa sende me vlerë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Edhe pse pronari i ndoqi për disa mietra, nuk arriti ti kapte dot. Policia ka nisur punën për arrestimin e tyre, ndërkohë që janë rrethuar disa lagje të Lezhës.