Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, si edhe me efektivë policie që po trajnohen në Akademinë e Sigurisë për hetimin e krimit. Gjatë fjalës së tij, Hita vlerësoi zgjedhjen e të rinjve për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit, por theksoi se ky profesion kërkon përkushtim, disiplinë dhe integritet. “Besimi i qytetarëve fitohet çdo ditë, me ndershmëri dhe përgjegjësi. Shqipëria ka nevojë për ju, ne kemi nevojë për ju.” Më tej, kreu i Policisë së Shtetit takoi edhe punonjësit e policisë që po ndjekin trajnimet për hetimin e krimit, ku theksoi rëndësinë e rritjes profesionale dhe përgatitjes së vazhdueshme në luftën kundër kriminalitetit.