Vladimir Putin, ka një fokus të veçantë tek Lufta e Dytë Botërore, ose siç njihet në Rusi, Lufta e Madhe Patriotike. Pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, kaosi ekonomik dominoi gjatë gjithë pjesës tjetër të dekadës. Kur Putin u bë president në dhjetorin e vitit 1999, u zotua të rifitonte statusin e ligjshëm të Rusisë, si një fuqi e madhe dhe e respektuar në skenën globale. Gjatë 2 dekadave të fundit, Putin e ka forcuar edukimin patriotik në shkollat ruse, duke i indoktrinuar fëmijët me versionin e historisë që servir Kremlini.