Që pas sulmit të paramilitarëve serbë në Banjskë, ku mbeti i vrarë oficeri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, prania e KFOR-it është shtuar ndjeshëm duke u trefishuar numri i efektivëve ushtarakë. Aktualisht misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë drejtohet nga Turqia, teksa Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Utulash, komentoi edhe shqetësimin në rritje se Serbia mund të organizojë skenarë të tjerë të ngjashëm me Banjskën.