Tre orëve të kaosit në oborrin e selisë blu, u erdhi fundi pas ndërhyrjes së Policisë së shtetit. Në kushtet e një situate, e cila po vinte në rrezik jetën e anëtarësisë së kësaj force politike, por edhe të deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ishin brenda selisë, efektivët e policisë blinduan të gjitha hyrjet e Partisë Demokratike.