Shqipëria nuk ka kuadrin ligjor dhe rregullator për t’iu përgjigjur sfidave të dezinformimit online. Në këtë përfundim ka dalë komisioni i posaçëm parlamentar pasi ka dëgjuar drejtuesit e institucioneve të tjera shtetërore mbi mundësitë e ndërhyrjeve të huaja malinje në vendin tonë.