Policia ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës, lidhur me një skemë mashtruese financiare, e cila po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë financiare të qytetarëve. Sipas Policisë, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe telefonike të rreme, përmes të cilave njoftohen se llogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Në këto mesazhe përfshihet një link i dyshimtë, ku kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare.