Holanda kërcënon se do të kërkojë zyrtarisht në Bruksel rikthimin e vizave nëse Shqipëria miraton skemën e pasaportave të arta. Zyrtarë nga qeveria holandeze thonë për Top Neës, përmes komunikimit elektronik se skema e marrjes së nënshtetësisë shqiptare përmes investimit, e njohur si pasaporta e artë, është kthyer në një shqetësim i madh për BE-në dhe Holandën. Zyrtari, që kërkoi të mbetet anonim, tha për Top Neës se Holanda i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë të ndjekë rekomandimet e Komisionit Europian dhe të përmbahet nga zbatimi i kësaj skeme.