Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj 13 kompanive që dyshohet se i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit përmes skemave të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Kompanitë për të cilat po hetohet, kanë lëshuar fatura fiktive, duke mos kryer asnjë blerje dhe mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.