Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu reagoi pas skandalit tek Onklogjiku ku mjekë, specialistët dhe administratori të spitalit në bashkëpunim me njëri-tjetrin orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin Onkologjik në QSUT. Ministrja Koçiu u shpreh se të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund të mbajnë më veshur bluzat e bardha.