Në publik ishte shembull i suksesit si një ndër gratë e para arabe që mori një post si diplomate në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ishte gjithashtu edhe një prej zërave kryesore për të drejtat e tyre në shoqëritë konservatore arabe. Por, jashtë kamerave të seminareve, leksioneve dhe forume të OKB ku mbante fjalime, Hind al Oëais dyshohet si një prej shumë kontakteve të pedofilit, Jeffrey Epstein që mund të ketë ushqyer makinerinë e abuzimit të këtij të fundit me vajza minorene.