Një skandal i madh korrupsioni dhe akuza në rritje se presidenca ukrainase po përdor gjyqësorin për të frikësuar dhe heshtur kritikët kanë tronditur Kievin, duke paraqitur një sprovë të rëndësishme për Volodymyr Zelenskyn pothuajse katër vjet pas pushtimit rus. Ministri i Drejtësisë, German Galushchenko, që më parë ka qenë ministër i energjisë, u pezullua të mërkurën pasi u përfshi në një hetim ndaj njërit prej aleatëve kryesorë të Zelenskit, i cili akuzohet për orkestrimin e një skeme prej 100 milionë dollarësh për të siguruar ryshfete nga sektori i energjisë.