Feta Mataj, burri i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, e akuzuar se përvetësoi mbi 700 mijë euro të destinuara për pensionet, u arrestua këtë të hënë. 44-vjeçari u ndalua me vendim të gjyjatës së shkallës së parë pasi dyshohet se u kërkonte çdo muaj punonjësve të Postës 25 mijë lekë me qëllim që të mos I largonin nga puna.