Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministres së Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr. Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë të dielën për zëvendësimin e saj. Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor.