Një mjet lundrues tip skaf pësoi defekt në motor rreth një milje larg bregut në hapësirën detare të zonës së Spillesë. Në skafin I cili rrezikonte të fundosej, ndodheshin tetë persona, familjarë me njëri-tjetrin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia kufitare dhe njësia policore detare u vendosën në lëvizje dhe I dhanë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen. Sipas policisë, të 8 personat që ndodheshin në skaf janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.