Nuk kanë të ndalur lëniet e shtetësisë shqiptare nga qytetarë që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë Shqipërisë. 40 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare për personat që kishin këtë kërkesë. Emrat e tyre janë bërë publike nga faqja zyrtare e Presidencës. Dekreti hyn në fuqi menjëherë dhe do botohet në Fletoren Zyrtare.