Thijs Reutten reagon ashpër ndaj Vuçiç. Deputeti holandez i Parlamentit Europian ka kritikuar ashpër presidentin serb, pas vendimit të tij për të refuzuar marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishin rënë dakord të hënën të firmosnin një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë vetëm 24 orë më vonë, nga Beogradi, Vuçiç refuzoi marrëveshjen, teksa kjo sjellje e presidentit serb u cilësua e turpshme dhe zhgënjyese nga eurodeputeti holandez.