‘S’ka gjykatë në vend dhe jashtë që mund ta njollosë UÇK-në’, kështu ka deklaruar, kreu I Vetevendosjes, dhe njëkohësisht kryeministri në Detyrë, Albin Kurti, para mediave, pas takimit me kryetarin e LDK, Lumir Abdixhikun. Në lidhje me propozimin që ish-presidentit Hashim Thaçit, t’i vazhdohet mandati nëse shpallet i pafajshëm, Kurti tha se diskutimet me LDK-në për president, janë diskutime politike e jo të drejtësisë.