Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati ka mohuar në KosovaPress zërat për shkarkimin e kreut të LDK, Lumir Abdixhiku dhe deklaroi se deri tani nuk ka pasur asnjë dorëzim të nënshkrimeve në selinë e partisë për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. Ferati ka thënë se raportimet për një iniciativë të tillë nuk janë të bazuara në ndonjë informacion zyrtar, duke i cilësuar ato si supozime.