Ndonëse sulmuan 3 impiantet më të rëndësishme bërthamore të Iranit, Shtetet e Bashkuara sërish shprehen se nuk janë në luftë me Teheranin, por me ambiciet e tij bërthamore. Për këtë një paralajmërim ka ardhur nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili thekson se nëse Irani do të hakmerret për sulmin ndaj impianteve bërthamore do të ishte gabimi më i keq që ata kanë bërë ndonjëherë.