Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që kryeterroristi Milan Radojiq duhet t’iu dorëzohet organeve të sigurisë dhe drejtësisë vendore. Sipas Kurtit, ndaj Radojiq ekziston një aktakuzë prej 160 faqesh. Aktakuza ndaj Radojçiqit u ngrit më 11 shtator 2024. Prokuroria Themelore e ngriti aktakuzë për 45 të pandehurit që dyshohet se janë të përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. I akuzuari kryesor është udhëheqësi i grupit, Milan Radojçiq, i cili ka marrë vetë përgjigjësinë për agresionin në Banjskë.