Prej 11 ditësh Ukraina gjendet në luftë përballë agresionit rus, duke u regjistruar deri më tani mijëra viktima dhe të plagosur, ndërkohë që shumë të tjerë kanë braktisur vendin nga frika. Ish-zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller rendit 8 faktorë të ndryshëm që po ndikojnë dhe përbëjnë sjelljen kaotike dhe shumë të rrezikshme të presidentit rus Vladimir Putin, i cili po kërcënon botën me Luftën e Tretë botërore.