Carlo Doglioni, kreu i Institutit Gjeofizik në Itali thotë se tërmetet që po godasin Turqinë në orët e fundit janë pasojë e përplasjes së dy pllakave tektonike, asaj afrikane me atë arabike. Përplasja këtë herë ka qenë aq e dhunshme, sa sizmiologu beson se nga matjet paraprake që janë kryer Turqia është zhvendosur me 3 metra në drejtim të Jug-Perëndimit, ndërsa Arabia Saudite me 3 metra në drejtim të veri-lindjes.