Reshjet intensive të borës dhe shiut kanë shkaktuar një sërë problematikash në mbarë vendin. Disa prej akseve rrugore kanë qenë të bllokuara si pasojë e dëborës, në të cilat është dashur ndërhyrja e borëpastrueseve. Gjithashtu edhe shiu ka shkaktuar problem në qarkun e Elbasanit. Në orët e fundit situate ka ardhur drejt përmirësimit, ndërsa parashikimi I motit njofton se temperaturat do të jenë të ulëta dhe shoqëruar me reshje.