Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka detyruar Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë t’i dërgojnë një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Në letrën, e cila mban datën 26 dhjetor, Biden është falënderuar për mbështetjen ndaj Shqipërisë dhe Kosovës. Në letër është kërkuar vëmendja e kreut të Shtëpisë së Bardhë ndaj zhvillimeve në Kosovë, duke përmendur këtu gjendjen në Veri, dialogun Kosovë-Serbi, dhe kërkesën e Beogradit zyrtar për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.