Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga kuvendi bëri të ditur se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfizer, duke vijuar intensifikimin e procesit të vaksinimit në vend. Gjatë interepelancës së thirrur në Parlament, Ministrja Manastirliu ka bërë një pasqyrim të situatës epidemiologjike në vend.