Top News – Sistemi i ri kufitar i BE shkaton kaos / Trefishohet koha e kontrollit të pasaportave
19/07/2026 11:59

Sistemi i ri kufitar i BE-së pothuajse ka trefishuar kohën që u duhet qytetarëve nga jashtë bllokut për të kaluar kontrollin e pasaportave edhe pas përmirësimeve të bëra, tha një shef në aeroportin kryesor të Romës. Kjo vjen ndërsa Ryanair ka paralajmëruar pasagjerët që udhëtojnë për në Evropë këtë verë të përgatiten për pritje të gjata. Policia kufitare në aeroportin Faro të Portugalisë i tha gjithashtu BBC-së se teknologjia e Sistemit të Hyrjeve dhe Daljeve kishte defekte, por këmbënguli se çdo radhë atje do të zhdukej shpejt. Komisioni Evropian ka thënë se në shumicën e aeroporteve të BE-së problemet janë të kufizuara dhe shtoi se do të vazhdojë të mbështesë shtetet anëtare në zbatimin e sistemit. Sistemi dixhital i Hyrjeve dhe Daljeve kërkon që qytetarët nga jashtë BE-së që hyjnë në zonën Shengen, duhet të regjistrojnë gjurmët e gishtërinjve dhe një foto. Informacioni kontrollohet ndërsa largohen. Shpesh kjo bëhet duke përdorur makina të pavarura, të automatizuara dhe ndonjëherë me oficerë kufitarë. Procesi dhe makinat e reja janë futur gradualisht që nga tetori. Disa aeroporte evropiane kanë parë radhë të gjatadhe orë të tëra pritje në kontrollin e pasaportave. Pasagjerët madje kanë raportuar edhe humbjen e avionëve për këtë shkak. Këtë javë, Ryanair tha se "zbatimi i dështuar i sistemit" po shkaktonte vonesa të panevojshme dhe radhë të gjata. Linja ajrore tha se pasagjerët nga Britania e Madhe duhet të llogarisin kohë shtesë për udhëtimin e tyre dhe të jenë të përgatitur për pritje të zgjatura në kontrollin e pasaportave. Ivan Bassato, shefi i aeroportit të romës thotë për BBC se integrimi me portat elektronike i ka "përmirësuar gjërat ndjeshëm". Por sërish, kompleksiteti i sistemit do të thotë që koha që u duhet shtetasve të huaj për të kaluar kufirin është rritur nga shtatë në 20 minuta.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55