Rusia ka filluar furnizimin e Indisë me sistemet e mbrojtjes nga raketat S-400, njoftoi të dielën agjencia ruse e lajmeve duke cituar Dmitry Shugayev, kreun e Agjencisë ruse për Bashkëpunim Ushtarak. Një zhvillim i tillë e vendos Indinë në rrezik për sanksione nga Shtetet e Bashkuara bazuar në një ligj të vitit 2017, që synon të pengojë vende të ndryshme, të blejnë pajisje ushtarake ruse.