Top News – Siria në udhëkryq pas Assadit…Blinken në Jordani e Turqi, kthim në Lindjen e Mesme
12/12/2024 12:17

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërkurën për në Jordani dhe më pas do të shkojë në Turqi, në përpjekje për të bashkuar vendet e rajonit rreth një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Sirisë, pas rrëzimit të sundimtarit autoritar Bashar al-Assad. Blinken planifikohet të shkojë në Akaba të Jordanisë dhe Ankara të Turqisë, ku do të takohet me udhëheqës të vendeve kryesore arabe dhe myslimane për të diskutuar zhvillimet në Siri, Izrael, Gaza, Liban dhe më gjerë në rajon, sipas Departamentit amerikan të Shtetit. Një zëdhënës tha se Blinken synon të sigurojë konsensusin e udhëheqësve rajonalë mbi parimet kryesore për tranzicionin e Sirisë pas Assadit. Ai tha se ato përfshijnë respektimin e plotë të të drejtave të pakicave, lehtësimin e ndihmës humanitare, marrjen e masave që Siria të mos bëhet një strehë për terrorizmin ose një kërcënim për fqinjët e saj dhe sigurimin dhe shkatërrimin e sigurt të rezervave të armëve kimike ose biologjike. Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të njohin një qeveri siriane që i mbështet ato parime. Duke folur të mërkurën para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, Blinken tha se beson se administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump do të ketë interes në ruajtjen e asaj që është arritur drejt eliminimit të "kalifatit territorial" që grupi terrorist i njohur si Shteti Islamik kishte krijuar në Siri. Trump dhe ekipi i tij kanë thënë se SHBA nuk duhet të përfshihet në Siri. “Kjo nuk është lufta jonë. Të shohim se ç’do të ndodhë”, u shpreh Trump në platformën e tij Truth Social.

Top Channel/ Macron “zbutet” me Kosovën: Presidenca e re, shpresë për rrugën drejt BE-së!
05/11 12:05
Top Channel/ Izrael, presidenti konsultime për krijimin e qeverisë: Zgjidhje pa zgjedhje të reja!
05/11 12:04
Top Channel/ Hungaria hap dosjet e spiunëve 36 vjet pas diktaturës:”Nuk është kurrë vonë”!
05/11 11:59
Top Channel/ Mesmandati, kaos në Shtëpinë e Bardhë! JD Vance: “U mundëm prej luftës së Iranit”!
05/11 11:58
Top News – ‘Nxehet’ gara për 2028-ën në SHBA / Pas tronditjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
05/11 11:48
Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11 11:47
Top News – Panik në avionin drejt Romës / Ulet në bazën ushtarake franceze, alarm për bombë
05/11 11:46
Top News – Demokratët ‘i vënë frena’ Trumpit / Dy vite bllokuese në Uashington, presidenti sfidues
05/11 11:46
Top News – Rusia, ‘luftë’ në hapësirë / ‘Provon’ sulm ndaj një sateliti perëndimor
05/11 11:42
Top News – ‘Kali i Trojës’ brenda Binance. Si e mashtruan koreano-veriorët kompaninë e kriptove
05/11 11:12
Top News – ‘Ju shkatërroj po më hetuat’. Trump kërcënon demokratët pas humbjes në zgjedhje
05/11 10:27
Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55