Jehona e apokalipsit ka gjëmuar në të gjithë Rusinë ndërsa Vladimir Putin testoi sistemin e tij të alarmit bërthamor. Sirenat dhe tingujt rrëqethës u dëgjuan në çdo qytet përmes altoparlantëve, alarme u dërguan në telefonat celularë, njoftime u dhanë në televizione e radio, në mesin e frikës që po rritet për një luftë bërthamore. Mëngjesin e të mërkurës, miliona rusë u zgjuan nga sirenat që askush nuk do të donte t’i dëgjonte.