Sirenat e alarmit kanë gjëmuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, të shtunën, ndërsa rusia ka intensifikuar bombardimet nga distanca të gjata mbi qytetet e vendit që kanë shkaktuar të paktën 34 viktima në tre ditët e shkuara dhe kanë plagosur me dhjetëra të tjerë. Të premten vonë, raketat ruse goditën qytetin qendror Dnipro, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.