Top News – Sirena për sulm ajror në Rumani / Droni rus shpërthen në tokë të NATO-s, ngrihen F-16
17/01/2025 11:53

Një dron rus shpërtheu brenda territorit të NATO-s në një sulm të dështuar në Ukrainë. Avionët luftarakë F-16 të aleancës u ngritën menjëherë në fluturim pasi sulmi besohet të ketë shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë. Pamjet tregonin një shpërthim dramatik që besohet të ketë ndodhur në anën ukrainase të lumit Danub, i cili formon kufirin me Rumaninë. Por raportet në Bukuresht thanë se në të njëjtën valë sulmesh, një dron i Putinit ishte rrëzuar në anën rumune. Inkursioni rus shkaktoi përgjigjen e NATO-s e cila ngriti menjëherë në fluturim avionët e saj luftarak dhe një paralajmërim për sulm ajror u lëshua për banorët afër Danubit. E gjithë kjo ndodh vetëm disa ditë pasi avionët luftarakë u ngritën në kufirin me Poloninë pas një sulmi masiv rus. Tensionet mbeten të larta midis NATO-s dhe Rusisë ndërsa Perëndimi vazhdon të mbështesë Ukrainën kundër Putinit. Por tani ka nisur numërimi mbrapsht për kthimin e donald Trump në shtëpinë e bardhë, dhe besohet se ai do t’i japë përparësi një marrëveshjeje paqeje për t'i dhënë fund luftës së përgjakshme që ka nisur që nga shkurti i vitit 2022. Sulmi i fundit i Rusisë erdhi pasi Ukraina kreu sulmin e saj më të madh që nga fillimi i luftës me një valë të kombinuar dronësh dhe raketash që u lëshuan mbi rusi, edhe qindra kilometra larg kufirit. Ministria rumune e mbrojtjes tha në një deklaratë për shtyp se: “Në orën 1:35 të mëngjesit, dy avionë F-16 të Forcave Ajrore Rumune, pjesë e Shërbimit Luftarak të Policimit Ajror, u ngritën nga Baza Ajrore 86 në Borcea për të monitoruar situatën në qiell. Avionët u kthyen në bazë rreth orës 3:48 të mëngjesit” Zyrtarët e NATO-s u informuan për inkursionin e dyshuar nga Rusia.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04