Top News / Sillnin kanabis me postë nga SHBA/Dy persona në pranga, një tjetër në kërkim
14/01/2024 12:05

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Çikago". Grupi kishte vepruar duke përdorur shërbimin postar për të sjellë në Shqipëri lëndë narkotike canabis sativa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në pranga janë vendosur shtetasit me iniciale G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar, ndërsa shtetasi S. K., 23 vjeç, është shpallur në kërkim. Ky grup i trafikantëve bashkëpunonte për transportin e lëndës narkotike me përqindje të lartë THC nga SHBA në Shqipëri, duke përdorur shërbimin postar. Gjatë operacionit, specialistët për hetimin e narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë sekuestruar 5 kg canabis sativa me përqindje të lartë THC, me një vlerë prej 90,000 euro nëse do të shitej te përdoruesit. Përveç kësaj, janë konfiskuar 5 aparate celulare, 8,000 euro dhe shuma të tjera parash. Materialet janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetime të mëtejshme procedurale.

Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08